×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti flet për ndëshkimet amerikane: Ata që flasin për sanksione duhet të mendojnë më gjerë

    Insajderi
    31 May 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar për masat që amerikanët i kanë shpallur dje ndaj Kosovës duke thënë se sanksione të tilla janë të panevojshme.

    Sipas tij Serbia është ajo që duhet të sanksionohet.

    “Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë. Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, kështu që ndoshta ata duhet të [marrin] sanksione”, tha Kurti për Finacial Times.

    Ai e cilësoi SHBA-në si “mikun, aleatin dhe partnerin kryesor” të Kosovës, duke shtuar se ishte në kontakt të përditshëm me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark