00:05 - 19 Mars 2023

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit 12 orësh në Ohër.

“Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë”.

“Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks. I takon BE-së të gjejë mekanizmin të bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, tha Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Lexo edhe:

“E sa për ankesin e zbatimit ai do të publikohet ne webfaqen e BE dhe aty do ta lexoni dhe do ta kuptoi çka ka edhe çka nuk ka”.

“Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë De Facto”, tha Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Lexo edhe:

Kurti u pyet edhe për pikën 7, aty ku flitet për vetmenaxhimin.

“Asociacioni nuk është vetë qeverisje e serbëve por është vetë menaxhim dhe natyrisht që unë jam kryeministër i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim etnie andaj angazhohem jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët dhe pakicat e tjera”, tha ai.