×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Grupet esktremiste serbe sulmuan ushtarët e KFOR’it me granata të sjellura nga Serbia

    Insajderi
    07 June 2023 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se më 27 maj, grupet ekstremiste në Veri të Kosovës plagosën ushtarë të NATO’s duke përdorur armatim të sjellura nga Serbia.

    Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka treguar se çfarë granate kanë marrë këto grupe nga Serbia.

    “Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, punonjës policie dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Dhjetëra ushtarë të KFOR’it kishin mbetur atë ditë të plagosur, duke ngjallur kështu reagimin ndërkombëtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark