×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti i dërgon letër urimi Bidenit: Aleatët tuaj do shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj

    Insajderi
    20 January 2021 - 18:51

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat për Kryeministër, e ka uruar demokratin Joe Biden me rastin e inaugurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ai në një letër të cilën drejt Biden i përcjellë përgëzimet e tij për detyrën e re, thotë se do t’i ndjekin udhëzimet e tij përballë sfidave të përbashkëta.

    “Ndërsa ndërmerrni hapa në shtëpi për të kapërcyer ndarjet dhe për të shëruar kombin tuaj, aleatët tuaj jashtë do të shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj ndërsa ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta”, thuhet mes tjerash në letrën e Kurtit drejtuar Biden.  /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark