×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti i fiksuar pas xhipit të zi, jep një njoftim të “rëndësishëm” për arsimin

    Insajderi
    19 October 2022 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti edhe sot ka vazhduar avazin e njëjtë me video-selfie nga xhipi i zi.

    Përmes kësaj videoje Kurti ka njoftuar se është duke shkuar në komunën e Gjakovës për t’i vënë gurthemelet e një shkolle fillore dhe një çerdheje, shkruan Insajderi.

    “Pas ndarjes së shpërblimeve për 45 fituesit për garat vendore e ndërkombëtare në matematikë e fizikë, tash jemi rrugës për në Poroshec të Gjakovës ku do të vemi gurë themelin e shkollës së re fillore. Më pas do jemi në Rezinë ku do vendosim gurë themelin e çerdhes së re atje. E ardhmja e shtetit tonë por edhe e ekonomisë e shoqërisë sonë varet nga arsimi ynë”, ka deklaruar Kurti.

    Javën e kaluar Kurtin e tallën dy deputetë opozitar për videot që po i realizon.

    Arben Gashi i LDK-së dhe Besnik Tahiri i AAK-së porositën kryeministrin që të punojë dhe të jep rezultate. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark