×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti: Kemi luftuar korrupsionin, jemi të guximshëm dhe qeverisim me duar të pastra

    Insajderi
    22 February 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e propozim-vendimit për themelimin e strukturave për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

    Kryeministri Albin Kurti tha se mandatin e kanë filluar duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    “Mandatin tonë qeverisës e kemi filluar duke qëndruar afër me qytetarët dhe duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar përmes politikave të drejta e të guximshme të qeverisjes me duar të pastra”.

    “Rezultatet tona i ka konfirmuar edhe “Transparence internacional” me indeksin e perceptimit të korrupsionit ku Republika e Kosovës ka shënuar progres për 20 vende në dy vitet e fundit. Me të njëjtin ritëm do të vazhdojmë”, tha Kurti.

    Kurti mes tjerash tha se do të formohet edhe komisioni ministror i udhëhequr nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

    “Ky komision do të udhëheqet nga ministri i Financave, Hekuran Murati me ministrat anëtarë: Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli. Bashkë do të haratojnë planin e veprimit deri në dhjetor ndërsa në qeveri do të votohet në fund të vitit”, tha Kurti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark