×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti kthehet në Kuvend: M’fal Dimal që po e marrë fjalën pas teje, sepse nuk është kollaj

    Insajderi
    23 March 2023 - 15:19

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kthyer sërish në seancën e Kuvendit të Kosovës duke treguar se kishte pasur telefonatë edhe me Derek Chollet-në.

    “M’fal Dimal që po e marrë fjalën pas teje sepse nuk është kollaj…” – e nisi fjalën kryeministri i vendit, duke thënë se deputeti i partisë së tij kishte “argumente të mira”.

    Ai u kundërpërgjigj kritikave të Enver Hoxhajt dhe Armend Zemajt.

    “Dallimi kardinal është mes etnonacionalizmit territorial dhe nacionalizmit çlirimtar anti-kolonialist. Unë i përkas të dytës,” – u shpreh ai.

    Ndërkohë, ai foli edhe për telefonatën që e pati më herët me nënsekretarin Chollet.

    “Porsa ma uroi në telefonatë Nënsekretari Derek Chollet marrëveshjen e Ohrit. Deputeti Hoxhaj tha se është dështim. Në ora 1 kam pasë telefonatë me të. Ju po besoni që Kosova ka dështuar në Ohër. Derisa Derek Chollet ma uroi suksesin në Ohër,” – tha Kurti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark