×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Kurti: Kur isha i ri shkoja në stadium për t’i parë Muharrem Sahitin e Fadil Vokrrin

    Insajderi
    08 August 2022 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në turnirin tradicional “Rogana”, që organizohet në Roganë të Kamenicës.

    Të pranishëm ishin edhe figura tjera publike nga vendi ynë. Përveç tyre, Kurti në mënyrë të veçantë e përshëndeti ish-futbollistin e njohur, Muharrem Sahiti.

    “E përshëndes në mënyrë të veçantë ish-futbollistin, Muharrem Sahitin. Po them në mënyrë të veçantë sepse kur unë kam qenë në moshën e këtyre fëmijëve, unë kam shkuar në stadiumin e Prishtinës, që tash e mbanë emrin ‘Fadil Vokrri’, që ta shikoj Muharrem Sahitin, duke luajtur bashkë me Fadil Vokrrin”, tha Kurti para rreth 6 mijë personave të pranishëm.

    Sidoqoftë, finalja e këtij turniri nuk u zhvillua të dielën mbrëma shkaku i shiut.

    Finalja e “Rogana” është planifikuar të zhvillohet këtë të hënë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark