×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti më përmend Millosheviçin”, Vuçiç: Perëndimi do t’i heqë Putinit kartën e Kosovës

    Insajderi
    22 February 2023 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, foli për takimin e 27 shkurtit në Bruksel duke konfirmuar se nuk pret një bisedë të lehtë dhe as ndonjë rezultat.

    “Nuk ka bisedime me Kurtin. Ai fillon të flasë për Sllobodan Millosheviçin. Do të bisedohet për Asociacionin sepse unë do të flas për këtë, dhe përfaqësuesit europianë do të duhet ta bëjnë”, u shpreh presidenti serb. Ai komentoi dhe fjalimet e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Joe Biden, duke thënë se nuk dëgjoi nga asnjëri fjalën paqe. “Perëndimi do të dëshirojë t’ia heqë Putinit nga duart ‘kartën e Kosovës’”, tha Vuçiç.

    Ai shtoi se pret një presion të shtuar nga ndërkombëtarët për t’i vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

    Presidenti serb, ndër të tjera, tha se vendi i tij nuk do të mbijetonte do në Ballkanin Perëndimor pa një ushtri të fortë.

    “Jemi te rrethuar nga vende te NATO-s, prandaj ne duhet të sigurojmë tokën dhe qiellin tone”, përfundoi Vuçiç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark