×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti mori me vete edhe ish-këshilltarin e Obamës, por ende shëtitet pa sukses jashtë Shtëpisë së Bardhë

    Insajderi
    20 May 2022 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në udhëtimin e tij drejt Amerikës e ka merre me vete edhe Arun Chaudhary, ish-këshilltarin e ish-presidentit amerikan, Barak Obama.

    I njëjti tash është në rolin e këshilltarit të Kurtit, por ndonëse person me ndikim – ende nuk ka arritur të ia sigurojë kryeministrit ndonjë takim me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kurti në qëndrimin e tij prej dy javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri tash ka arritur ta takojë vetëm Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan dhe disa nga kongresistët amerikanë.

    Para këtyre takimeve Kryeministri ka qëndruar edhe në disa nga institucionet më të madha të tekonologjisë, si në Microst, Linkedin e të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pa dyshim, Kurti s’e ka lënë pa i takuar edhe pjesëtarët e diasporës shqiptare në tokën përtej Atlantikut.

    I pari i ekzekutivit nuk dihet kur do të kthehet në Kosovë, pasi Zyra e tij, nuk ka thënë asnjë informatë mbi agjendën e tij, përpos informatave mbi takimet që i ka zhvilluar./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark