×
Insajderi

Kurti, në fjalimin e fitores: Nuk do të hakmerremi ndaj askujt

Insajderi
15 February 2021 - 00:05

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se një qeveri e drejtuar prej tij nuk do të hakmerret ndaj askujt, në një fjalim publik të mbajtur mbrëmjen e së dielës, ku shpalli fitoren në zgjedhje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti deklaroi se zgjedhjet e mbajtura të dielën dështuan “se ato ishin referendum”.

“Kjo betejë për drejtësi dhe punë e çkapje të shtetit, u fitua”, tha fillimisht Kurti.

Ai tha se “secili prej nesh” ka përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

“Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj secilit dhe kudo. Kjo është fitorja juaj, prandaj përgjegjësia na takon secilit prej nesh”, deklaroi Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve shprehu falënderime për qytetarët, diasporën, policët, mediat dhe shërbyesit civilë. /Insajderi.org

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark