×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti në hall me veten: Kam dy identitete të zorshme, edhe i majtë edhe kryeministër i Kosovës

    Insajderi
    20 September 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hallet që po ‘shqetësojnë’ personalitetin e kryeministrit Albin Kurti janë vështirësitë e të qenit i majtë dhe kryeministër i Kosovës, raporton Insajderi.

    Kështu u shpreh Kurti gjatë një fjalimi para studentëve në Oxford Union, ku tha se kur këto dy identitete kombinohen siç është rasti i tij, vështirësitë komplikohen shpejtë.

    Sipas Kurtit, të jesh një kryeministër kosovar pavarësisht bindjes etike e politike nuk është një detyrë e lehtë.

    “Të jesh një lider i majtë kudo në botë sot, majde edhe në vende të pasura e të mirë-zhvilluara, është mjaftueshëm e vështirë. Për më shumë, të jesh një kryeministër kosovar, pavarësisht bindjes etike e politike të personit, nuk është një detyrë e lehtë. Mund të imagjinoni çfarë ndodhë kur këto dy identitete kombinohen siç ka ngjarë të jenë në personalitetin tim. Vështirësitë komplikohen shpejtë.”, vlerësoi ai.

    Ky fjalim i tij u mbajte gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, gjatë muajit qershor. Videoja e plotë e këtij diskutimi është publikuar nga Oxford me 11 shtator./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark