×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti në librin e përkujtimeve në Gllogjan: Dëshmorët e kombit janë kushti dhe mundësia e lirisë që gëzojmë

    Insajderi
    24 March 2023 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeveritar të tij, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

    Pas homazheve, kryeministri Kurti ka shkruar edhe në librin e përkujtimeve, ku është shprehur se dëshmorët janë dëshmia historike e popullit shqiptar “për të jetuar në paqe në vendin e vet”.

    Ai tutje ka shprehur lavdi për të gjithë dëshmorët shqiptarë, edhe atyre të Epopesë së Dukagjinit e UÇK-së.

    “Dëshmorët e kombit janë kushti dhe mundësia e lirisë që gëzojmë, dhe, dëshmia historike e popullit shqiptar për të jetuar në paqe në vendin e vet. Lavdi dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit, të UCK-së e mbarë kombit tonë në të gjitha kohët”, ka shkruar Kurti.

    Homazhe, përveç Kurtit kanë bërë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe pjesëtarë të FSK-së.

    Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

    Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark