×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Në nëntor udhëtojë për në SHBA, isha i vetmi që publikisht mbështeta presidentin Biden

    Insajderi
    20 September 2021 - 11:12

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruskel dhe duhej të vendoseshin tabelat e Kosovës.

    “Pesë ditë pas skadimit të afatit MPB-ja mori sot masa për ndalimin e targave jo valide”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Tutje, ai zbuloi se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin nëntor.

    “Në nëntor do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për kordinim të brendshëm, unë e kam mbështetur publikisht ndërkohë ju keni shikuar se kush po fiton. Bëra thirrje publike që të votohet presidenti Biden.” – deklaroi ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark