×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti nuk frikëson deputetët anti-Kod, angazhohet Abbott për ta ndihmuar

    Insajderi
    11 October 2022 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrit Albin Kurti, të cilit nuk po i binden një numër i madh i deputetëve të tij, për ta shtyrë përpara votimin e kodit Civil ndryshimët e të cilit përfshijnë edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

    Punë nuk kanë kryer as kërcënimet e Kurtit, se deputetet që nuk ndihmojnë qeverinë do te kenë pasoja të mëdha. I kërcënoi madje me mos futjen në lista për deputetë në të ardhmen, shkruan Insajderi.

    Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti iu tha atyre se e kanë mundësinë “të shkëlqejnë”.

    “E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, tha Kurti para tyre.

    Për ta shtyrë këtë kod përpara, sot është angazhuar edhe Ambasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

    Ai ka deklaruar se është e qartë se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, porse shtoi se me këtë nevojitet një zgjidhje për çështjen e Kodit Civil.

    Këtë thirrje Abbott e bëri gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

    Ai tha se është koha që deputetët të mendojnë për shoqërinë dhe të gjejnë një zgjidhje për zbatimin e Kodit Civil, pavarësisht bindjeve personale.

    “Të drejtat e njeriut janë prioritet edhe për Britaninë e Madhe dhe janë pjesë e vlerave tona. E mirëpres prioritetin që ju i keni dhënë çështjes për dhunën në familje dhe siç kemi parë gjatë kohës së COVID-it, kemi pasur dhunë ndaj vajzave dhe grave por jo vetëm, ne për një kojë ishim duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje disa strehimoreve në Kosovë dhe kemi ndihmuar edhe në krijimin e një strehimoreje të re”.

    “Jam shumë i interesuar të dëgjoj me shumë për këtë se çfarë mendoni se ne mund te ofrojmë. Dua të flasim pak edhe për kodin civil dhe si mendoni që do të zgjidhet kjo gjatë muajve të ardhshëm”, tha ambasadori Abott. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark