×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Nuk mund të bëj nënshkrim me vetveten, faktori ndërkombëtar ta dënojë e gjykojë sjelljen e Serbisë

    Insajderi
    21 March 2023 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i Qeverisë, Albin Kurti, ka folur sot për takimin e së shtunës në Ohër.

    Ai ka thënë se plani i zbatimit të marrëveshjes do duhej të niste që nga dje (e hëne), por që kjo sipas tij nuk është bërë për fajin e Serbisë.

    “Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillonte qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë se ka një afat se kur duhet të fillojë marrëveshja së zbatuari. Edhe marrëveshja bazë edhe plani i zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është marrëveshje por unë pres nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë e cila kur mbahen takimet thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatoj gjë”, tha Kurti, para gazetarëve.

    Ai ka shtuar se është i vetmi që në takimet e Brukselit bën propozime dhe oferta.

    “Unë bëj propozime dhe oferta që refuzohen dhe në fund merremi vesh ama ata nuk nënshkruajnë. Për të tjerat me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, me partnerët tanë amerikanë gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm, dhe do të duhej që atë formulimin për vetëmanaxhimin e komunitetit serb të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u mbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, ka shtuar Kurti.

    Sipas tij, topi tash nuk duhet të jetë te Kosova por te Serbia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark