×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti, opozitës: Serbia po më godet mua për shkak të kompromiseve tuaja

    Insajderi
    11 June 2021 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për shkak të kompromiseve të (tash) Opozitës, Serbia po ‘e godet’ atë në tryeza, njofton Klankosova.tv.

    “Për çështjen e palës në dialog, arsyeja pse ne e theksojmë shumë është pikërisht  ky 10 vjeçar që siç e kam thënë pa numër herë, ma shumë kemi qenë si Kosovë temë në tryezë sesa palë tek ajo. S’kemi qenë subjekt i bisedimeve por objekt i bisedimeve”.

    “Kur ne themi palë, këtë e vendosim përgjithësisht në kontrast me të qenit temë, edhe rezoluta e asamblesë së përgjithshme të OKB-së nuk na e ka kërkuar Kosovën si objekt të bisedimeve, si temë në tryezë, por kemi degraduar vet negativisht”.

    “E dyta- prej këtyre takimeve që i kam rajonale, me të cilat po filloj të kuptoj pak më shumë se çka ka ndodh në këto 10 vitet e fundit, a e dini cili është konkluzioni? Është se Serbia s’ka argumente kundër neve që s’ja kemi dhënë ne vet. Në koncesione dhe kompromise të shumta, krejt argumentet janë në favor tonë, të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar. Serbia e ka një asotirment të argumenteve kundër neve që janë koncesione dhe kompromiset tuaja, s’ka argumente. Edhe kur po marr pjesë në tryeza rajonale, po më dilni ju me koncesionet tuaja ndaj Serbisë, me kompromiset që i keni bërë me Serbinë. Sepse ato janë armë e Serbisë kundër meje, me koncesionet e juaja, kompromiset e juaja, po më godet mua Serbia, se argumente të tjera jo s’ka. Ne do të dalim fitimtar prapë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark