×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti për ditën e mësuesit përkujton Shaban Jasharin: U bë mësuesi i lirisë për bijat dhe bijtë e tij

    Insajderi
    07 March 2021 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në ditën e mësuesve ka kutjuar Shaban Jasharin  si mësues rezistent, luftëtar e dëshmor.

    Baca Shaban u bë edhe mësues i lirisë për bijat dhe bijtë e tij, shkruan Kurti.

    “Le të kujtojmë sot figurën e mësuesit rezistent, luftëtar, dëshmor. Por edhe të rindjejmë e përkujtojmë atë vrull arsimues të Shaban Jasharit. Le ta rikujtojmë si mësuesi më i shpallur i bijve e bijave të tij. Mësues special ishte baca Shaban sepse u kthye në mësues për fëmijët e tij. Por baca Shaban ishte edhe mësues integral sepse u bë mësuesi i lirisë për bijat dhe bijtë e tij”, ka shkruar Kurti.

    Ai po ashtu ka thënë se në këtë kuptim 7 marsi mund të marrë vlerën e vet më të plotë.

    “Mësuesi nuk është ai që na sjell dijen abstrakte dhe vetminë, por virtytin publik të lirisë, deri edhe dijen e vetëmohimit në emër të hapjes së një epoke të re”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Kurtit në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark