×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti për eliminimin nga Euro2024: Kosova edhe pa lojtarët kryesorë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar

    Insajderi
    19 November 2023 - 09:33

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova edhe pse ishte pa lojtarët kryesorë në ndeshjen kundër Zvicrës “përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë”.

    Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Tutje, kreu i shtetit ia uroi kualifikimin Zvicrës në EURO 2024.

    Zvicra dhe Kosova barazuan mbrëmë me rezultat 1-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark