×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti: Për herë të parë kemi vizita të ministrave në veri në mbikëqkyrjen e punimeve

    Insajderi
    30 November 2022 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në interpelancën ndaj tij lidhur me situatën e krijuar në veri, Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se për herë të parë në veri të vendit ka prezencë të tij dhe ministrave në mbikëqyrjen e punimeve që kryhen atje, shkruan Insajderi.

    “Për herë të parë kemi vizita të ministrave në veri në mbikëqyrjen e punimeve që kryhen. Ministrat Xhelal Svecla, Librun Aliu, Faton Peci, Elbert Krasniqi kanë qenë në veri. Në veri kam qenë edhe unë. Jo vetëm kaq, por edhe për herë të parë ka filluar patrullimi i rregullt policor në liqenin e Ujminit”, tha Kurti.

    Kurti, ka kërkuar nga partitë opozitare në Kuvend që mos të përhapin dezinformata që s’ka prezencë të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

    “Pra është një polici që nuk ndalet, ju kisha lut të mos keq informoni, pasi Policia e Kosovës është nuk është ndalur, s’ka kush që e ndalë Policinë e Kosovës. Mos përhapni dezinforata, policia është aty, punon dhe vepron në bazë të Kushtetutës”, tha ai.

    Kreu qeveritar tha se situata në veri nuk ka qenë asnjëherë normale, ani pse serbët kanë punuar atje.

    “Betimin që e kanë bërë e kanë konstatuar publikisht se është veprim strategjik për të luftuar shtetësinë dhe republikën tonë. Andaj nuk besoj se ia vlen të thirremi në të kaluarën, kur serbët në institucione kanë dhënë betimin. Sa ka qenë i vërtet ai po merret vesh sot. Janë tërhequr se i ka urdhëruar Beogradi, kjo trego se edhe betimin e kanë dhënë me urdhër të Beogradit dhe dorëheqjen. Kjo i bie se kanë gjithmonë të Beogradit”.

    “Prandaj le të kuptojmë një gjë që besoj e kemi ditur. Situata në veri nuk ka qenë normale ndonëse kanë qenë duke punuar serb aty. Nuk është abnormalizimi tani, por ka qenë gjithmonë, por është kamufluar”, tha ai.

    Mirëpo kreut qeveritar i ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e quajti demagog.

    “E dhimbshme që edhe një situatë si kjo dhe një dëshirë serioze me ndihmu gjendjen në vend nga një subjekt politik, marrim si përgjigje demagogjinë, përmes megafonave të pushtetit…Pse kryeministër ke refuzu kërkesën amerikane për pezullim deri në marrëveshje. Pse, a është kjo arsyeja që kur ke shku në Bruksel nuk ke fol për marrëveshjen finale, por për tabela”.

    “Mos me refuzu këtë kërkesë, a e dini a kish guxuar Vuçiq me urdhëruar serbët në Kosovë me i lëshuar institucionet, apo kishe fol për marrëveshjen finale. Tani po iu pyes si ke me kthy normalitetin në veri, ti dhe demagogët tu, apo ki me shku me negociuar me Serbinë normalizimin në vendin tënd, në kuadër të normalizimit të marrëveshjes finale…kryeministër nëse vazhdon me këtë demagogji, opozita s’ka me të ndihmu, por as zoti”, ka thënë Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark