×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti për rritjen e çmimit të energjisë: Nuk ndërhyjmë në punën e ZRrE-së

    Insajderi
    22 March 2023 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike që pritet të bëhet në prill.

    Kurti, tha se nuk do të ndërhyjnë në punë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë teksa nga 1 prilli do të shtrenjtojë rrymën për 14 përqind.

    “Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike”, tha kryeministri.

    Megjithatë, ai tha se do t’ju lehtësojnë barrën e çmimeve qytetarëve.

    “Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark