×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti për senatorin Dole: Ai është heroi ynë, po lutemi për të

    Insajderi
    27 February 2021 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar disa fjalë për senatorin amerikan, Bob Dole, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Dole u diagnostifikua me kancer të mushkërive në fazën e IV.

    Kurti përmes një cicërrime në Twitter tha se Dole është një hero që e ngriti Kosovën në kohë të vështira, ndërsa bëri të ditur se po luten për shëndetin e tij.

    “Senator Dole ka kaluar jetën e tij në shërbim duke punuar për drejtësi dhe barazi. Ai nuk është vetëm shoku ynë, por një hero që u ngrit për Kosovën në kohë të vështira. Ne e dimë që ai nuk po ndihet mirë tani, por ai është një luftëtar dhe ne duam ta bëjmë të njohur se ne jemi duke menduar dhe lutur për të”, ka shkruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark