×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Po ta dinin deputetët se s’do të kishte liberalizim nuk do ta ratifikonin demarkacionin me Malin e Zi

    Insajderi
    23 February 2023 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti sot në Kuvend ka folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

    Kreu i shtetit tha se deputetët po ta dinin se s’do të bëhej liberalizimi, nuk do ta ratifikonin atë.

    Po ta dinin deputetët më 21 mars të vitit 2018-të që edhe pas ratifikimit nuk do të ketë liberalizim të vizave nuk do t’i kishte 80 vota. Një votë po të mungonte nuk do të bëhej. I kemi pasur dy komisione me misione të ndryshme. Komisioni i Malit të Zi e ka pasur caktimin e kufirit, Komisioni i Kosovës e ka pasur mision shënjimin e kufirit. Ne kemi thënë se duhet të presim pak se duhet korrigjim para se të bëhet”, tha ai.

    Tutje, Kurti tha se nuk mund ta bartë gabimin e qeverive paraprake.

    Unë nuk dua ta bartë gabimin e qeverive të kaluara. Ne do ta presim momentin e përshtatshëm që ta bëjmë korrigjimin. Tani në Podgoricë e kemi një kryeministër në detyrë dhe së shpejti do të ketë edhe zgjedhjet për president”, u shpreh Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark