×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti priti në takim familjarët e mjekut hero Shpëtim Robaj

    Insajderi
    01 October 2022 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 24-vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, Shpëtim Robaj, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim familjen Robaj.

    Në takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator të vitit 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës.

    Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh.

    “Në takim ishin të pranishëm: znj. Hyrije Robaj, e ëma e dr. Robaj, së bashku me znj. Firdes Robaj, bashkëshortja e dr. Robaj, së bashku me djalin Memli, me bashkëshorten Artë dhe djalin Shpëtim, si dhe znj. Afërdita Vllasolli, motra e dr. Shpëtimit”, thuhet tutje në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark