×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti që 10 ditë jashtë Kosovës

    Insajderi
    18 July 2021 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër pritet të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Megjithatë, as para takimit me Vuçiqin që pritet të mbahet në Bruksel, Kurti nuk është kthyer ende në Kosovë.

    Ai udhëtoi më 8 korrik për në Greqi, ku morri pjesë në një tryezë të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria greke, e pastaj ishte pjesëmarrës edhe në simpoziumin “SYMI 2021” në Athinë.

    Kurti nuk u kthye në Kosovë edhe pas reagimeve të shumta ndaj tij, pasi që nuk u kthye të vizitonte Komunën e Deçanit ku mbi një mijë qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm, por vetëm reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    Menjëherë pas Greqisë, Kurti udhëtoi për në Francë, ku së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij morën pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.

    E kryeministri Kurti nuk do të kthehet në Kosovë as gjatë ditës së sotme, pasi që nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, Kurti do të udhëtojë nga Franca për në Belgjikë, për takimin e radhës me delegacionin serb në Bruksel.

    Takimi i nesërm mes Kurtit dhe Vuçiqit do të fillojë në orën 14:00, ku fillimisht delegacioni i Kosovës do të takohet me ndërmjetësuesit e BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak dhe pastaj do të kenë edhe një takim së bashku me palën serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark