×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë nuk është hakmarrje, por koncept që derivon nga vlera e barazisë

    Insajderi
    17 September 2021 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është hakmarrje.

    “Ne nuk e shohim reciprocitetin mjet për hakmarrje, por si koncept që derivon nga vlera e barazisë.Përveçse dobi është vlerë para së gjithash. Ne do dëshironim që Serbia t’i heq barrierat. Ne e duam reciprocitetin që Serbia t’i heq barrierat”, u shpreh ai.

    Tutje Kurti në një konferencë për media, theksoi që nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi para datës 6 tetor.

    “Nuk do të ketë takim para 6 tetorit, kur edhe e kemi Samitin në Slloveni mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. S’ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi ynë i radhës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark