18:44 - 12 Tetor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e ka dëgjuar fjalimin e homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramnës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.