×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me veteranë e invalidë – Kjo është arsyeja

    Insajderi
    20 April 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe këshilltarët politikë, Aziz Bici dhe Tea Blakaj – Hoxha, priti në takim Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe Hyzri Musliun, Naim Gashin dhe Safedin Zukën, veteranë e invalidë të luftës.

    Së bashku diskutuan nevojën e nismës ligjore për mbrojtjen e vlerave të luftës. Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerën prej 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave. 

    Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark