11:04 - 18 Mars 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirëpritur sot nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para takimi zyrtarë në Ohër.

Përmes një njoftimi në Twitter, Kurti ka falënderuar Kovaçeski për pritjen që i bëri në Ohër, shkruan Insajderi.

Ai ka shtuar se Maqedonia e Veriut është një partner dhe aleat i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin,

“Unë u mirëprita ryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski para takimit të sotëm të nivelit të lartë në Ohër. E falënderova që na priti këtë fundjavë. Maqedonia e Veriut është një partner dhe aleat i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin, me të cilin ne dëshirojmë të punojmë edhe më ngushtë në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, ka shkruar Kurti.