×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti thirrje mjekëve të mërgatës që të vijnë e të kontribuojnë në Kosovë

    Insajderi
    07 October 2022 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se mjekët që vendosin të punojnë vetëm më sektorin publik do të kenë shtesë të veçantë të pagës.

    “Profesionistët shëndetësor do të kenë trajtimin e dinjitetshëm në raport me shkollimin. Përveç pagës dhe shtesave standarde, profesionistet shëndetësor që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik ta kenë edhe shtesën e veçantë…Urgjenca për Ligjin e Pagave ka qenë dhe mbetet në planifikimin sa më të afërt të shtetit”, ka thënë Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

    Kryeministri u ka bërë thirrje mjekëve që kontributin e tyre të vazhdojnë ta japin në sektorin publik.

    Ai tutje deklaroi se janë të fryera deklaratat për ikjen e mjekëve nga sektori publik por edhe jashtë shtetit. Megjithatë nuk e mohoi vaktin se mjekët po ikin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark