×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti thotë se ndryshimi i simboleve kombëtare në Kosovë ka shkaktuar traumë

    Insajderi
    26 November 2021 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se shoqëria në Kosovë të cilët janë të mësuar me flamurin kombëtar shqiptar, kanë pësuar tronditje për shkak të zëvendësimit të simboleve kombëtare.

    “Ajo që ndjej sidomos në Kosovë, e cila kaloi shekullin e kaluar me flamurin kombëtar, është se ka një ndrydhje të ndjenjave e dëshirave kur flitet për Shqipërinë, e shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve që ka shkaktuar tronditje kolektive. Befas, e gjithë shoqëria në Kosovë, përjetoi një zëvendësim që nuk u lejua të debatohej. Nuk është politikisht korrekte të diskutohet për të, një kërkesë për të ndrydhur një dëshirë e mendim”, u shpreh ai.

    Tutje Kurti tha se mbledhja e sotme e përbashkët mes dy qeverive ka si synim integrimin mes shteteve tona, në rrafshin politik dhe patriot si forcimi i shteteve përmes luftës së korrupsionit dhe krimit.

    “Si patriotë, duhet të forcojmë dy shtetet tona, të luftojmë krimin, korrupsionin e median, lirinë e mendimit dhe vetëm ky lloj patriotizmi do të forcojë shtetet tona. Bashkëpunimi nuk është zgjedhje, por detyrë si mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit kudo e kurdo. Sa më të përqëndruar jemi në të vërtetën tonë, aq më të fuqishëm do të bëhemi. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Sa më të integruar do të jemi, do të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark