×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti thotë se Policia do të qëndrojë nëpër komuna për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë

    Insajderi
    30 May 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se policia do të qëndrojë afër ndërtesave të komunave në veri përderisa ka turmë të dhunshme jashtë saj.

    Në një intervistë për CNN, Kurti tha se policia po ruan ligjin dhe rendin atje.

    “Policia duhet të jetë në çdo komuna si në çdo komuna në republikën tonë. Janë gjithsej 38 komuna”, tha ai.

    “Po, për sa kohë të jetë një turmë e dhunshme jashtë ndërtesës, nuk mund të kem vetëm pak policë. Më duhet të kem policë që ruajnë rendin dhe ligjin. Komuna është për të gjithë, e jo vetëm për bandat kriminale”, shtoi ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark