×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti tregon arsyen pse qytetarët po e lëshojnë Kosovën

    Insajderi
    30 March 2023 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “Rubikon” ka treguar arsyen pse sipas tij qytetarët po e lëshojnë vendin.

    Unë besoj që qytetarë e lëshojnë vendin, kryesorja meqenëse nuk kemi lidhje mes diplomave të universiteteve e fakulteteve tona dhe treguat të punës. Mendoj që ky është një ndër faktorët kryesor. Njerëzit të cilët e lëshojnë Kosovën, arsye kanë që mbarojnë juridik, mbarojnë ekonomik, mirëpo është i ngopur tregu i punës për profesione, sepse asnjëherë nuk ka pasur një qeveri që krijon urën midis arsimit dhe aftësimit profesional në njërën anë dhe tregut të punës në anën tjetër”, u shpreh Kurti.

    Ai tha se duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara, sipas tij, dallimi është shumë i madh

    “Unë mendoj që kemi bërë shumë, krahasuar me të tjerët, është e pakrahasueshme, por nëse duam edhe më shumë, pra nëse keni parasysh çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara, dallimi është shumë i madh”, u shpreh Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark