×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti tregon çfarë biseduan me kryediplomatin e Qipros

    Insajderi
    05 July 2022 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides në Athinë.

    Kurti ka bërë të ditur se në takim është folur për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, teksa e ka falënderuar diplomatin qipriot për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave.

    “Kam folur me ministrin Ioannis Kasoulides për mundësitë e rritjes së komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ne theksuam potencialin për lëvizje pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe. E falënderova për mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkroi Kurti në Twitter.

    Qipro është një prej 5 vendeve të Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Kurti po ashtu ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thellimit të raporteve mes dy vendeve, në kohën kur Greqia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

    Gjatë takimit, sipas njoftimit të Kryeministrisë, është theksuar nevoja edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ku Kurti ka kërkuar ndihmën e Greqisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark