×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi

    Insajderi
    29 March 2023 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftuar sonte në emisionin ‘Debat Plus’ ka shpjeguar termin ‘vetmenaxhim’ i komunitetit serb në Kosovë lidhur me neni 7 të planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Kurti tha se termi vetmenaxhim nuk i referohet komunave, por komunitetit. Ai tha se vetmenaxhimi ka të bëjë me identitetin që kanë banorët, jo me territorin ku banojnë.

    “Vetmenaxhimi përket nenit 7 që thotë vetmenaxhim për komunitetin serb, nuk thotë për komunat, nëse vetmenaxhimi do të ishte tek komunat atëherë do të kishte të bënte me vetëqeverisje, mirëpo vetmenaxhimi nuk I referohet serbeve në territorin ku banojnë por, në identitetin që kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetmenaxhim”, tha Kurti./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark