×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti tregon detaje nga takimi me Lajçakun: E informova për përparësitë e qeverisë së re

    Insajderi
    02 March 2021 - 20:38

    Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur sot rreth takimit me të dërguarin evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.

    Ai ka thënë se e ka informuar Lajçakun për përparësitë e qeverisë së re, që janë vendet e punës dhe drejtësisë.

    Kurti ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë dhe të jetë parimor.

    Ai po ashtu ka kërkuar një koordinim sa më të mirë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara rreth zhvillimit të këtij procesi.

    “Mbrëmë prita Mirosllav Lajçak, EUSR-në për dialogun Kosovë-Serbi, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai i përcolli urimet e tij më të mira qeverisë së ardhshme dhe unë e informova atë për përparësitë tona kryesore të vendeve të punës dhe drejtësisë”, ka shkruar Kurti.

    Ai po ashtu tha se ka rënë dakord me LAjçakun që dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor.

    “Duhet të jetë transformues dhe transparent, në mënyrë që qytetarët të jenë përfituesit, dhe duhet të jetë një koordinim i mirë transatlantik ndërmjet SHBA dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në Twitter.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark