×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti tregon se ku do të angazhohet Rama pasi u tërhoq nga pozita e komandantit të FSK-së

    Insajderi
    30 November 2021 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur angazhim e ri të ish-komandatit të FSK-së, Rrahman Ramës.

    Përmes një shkrimi në facebook, Kurti tha se gjenerallejtënant Rrahman Rama do të angazhohet si përfaqësues i Kosovës në RACVIAC.

    Në website-in e RACVIAC thuhet se që nga viti 2000, duke reflektuar vizionin dhe misionin e tij, RACVIAC ka promovuar vazhdimisht paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore dhe ka kontribuar më tej në ngritjen e kapaciteteve institucionale të vendeve në trajtimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë, duke rritur aftësitë e tyre qeverisëse dhe duke i mbështetur ato në zbatojnë dhe përmbushin në mënyrë efektive detyrimet dhe angazhimet e tyre që rrjedhin nga agjendat e sigurisë së BE-së dhe Euro-Atlantikut.

    Tutje, Kurti tha se FSK-së i duhet nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit – Bashkim Jashari, andaj Kurti e bëri Komandant të FSK-së.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kurtit:

    Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit. Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar, i Kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës.

    Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark