×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u lexon fëmijëve ‘Lulin e Vocërr’

    Insajderi
    01 June 2017 - 11:42

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë pjesë në “Prishtina Lexon” që organizohet në kryeqytet për nderi të 1 qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

    Kurti me këtë rast ua ka lexuar fëmijëve tregimin e “Lulit të Vocërr” ku sipas tij për fat të keq ende tingëllon aktual.

    “Fëmijëve të pranishëm ua lexova tregimin “Luli i Vocërr”, nga Migjeni që për fatin tonë të keq tingëllon ende aktual. Që të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të lumtur në Një Qershor e në ditët e tjera të vitit, por jo të gjithë kanë mundësinë ekonomike që ta realizojnë këtë të drejtë”, ka thënë Kurti.

    Kurti përmes një postimi në Facebook ka treguar edhe për këshillën e tij që ua ka bërë fëmijëve.

    “Ndaj fëmijët e kryeqytetit i këshillova se nëse i kanë dy mollë, ta ndajnë një për vete e një për shokun ose shoqen. E nëse e kanë veç një, ta ndajnë gjysmën për vete gjysmën për shokun a shoqen”, ishte porosia e Kurtit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    30 September 2023
    Kosovë
    30 September 2023

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark