×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti uron komunitetin rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve

    Insajderi
    08 April 2021 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në nder të 50-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të komunitetit rom, kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim një delegacion nga ky komunitet, i përbërë nga deputeti Erxhan Galushi, zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Gazmend Salieviq, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me ç’rast ua uroi atyre dhe të gjithë komunitetit rom Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

    Në përvjetorin jubilar të mbajtjes së Kongresit të Parë të Romëve në Londër më 1971, kryeministri Kurti tha se Kushtetuta dhe ligjet tona, garantojnë njohje të statusit dhe përfaqësimit të komunitetit rom në parlament, administratë dhe qeveri, në mënyrë shembull për të gjithë botën.

    Ai shtoi se Zyra e Kryeministrit dhe qeveria do të angazhohen për të ofruar mundësitë e barabarta, duke ofruar edukim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale për të gjithë njësoj e pa dallim, pasi që shoqëria jonë është e fortë aq sa kujdeset për më të ndjeshmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark