×
  • Sport
  • Sport

    Kurtulus tregon arsyen pse e la Kosovën për Suedinë

    Insajderi
    27 May 2022 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edvin Kurtulus konfirmoi se ka zgjedhur për të përfaqësuar ngjyrat e Suedisë.

    Një konfirmim erdhi nga klubi suedez, Hammarby, aty ku aktivizohet tashmë ish-kapiteni i Kosovës U21.

    Kurtulus ka folur për faqen zyrtare të klubit, teksa ka treguar edhe arsyen pse e zgjodhi Suedinë.

    “Për shkak të asaj që qarkullon në media për zgjedhjen time të Kombëtares, dua vetëm të them se jam shumë krenar që Kosova më dëshiron në kombëtaren e saj A.

    Unë kam nderin të dua dy vende, por kam edhe përgjegjësinë, të marr një vendim që do të ndihet thellë. Për mua edhe Suedia edhe Kosova janë për zemër.

    Meqenëse kam lindur dhe jam rritur në Suedi, më duket shumë e drejtë që është Suedia që dua të përfaqësoj. Kam pasur disa biseda të mira me Janne Andersson dhe shpresoj që së shpejti ta quaj veten një lojtar të Kombëtares A suedeze.

    Procesi i dokumentacionit është duke u zhvilluar dhe shpresoj se do të shkojë shpejt dhe pa probleme që të mund t’i bashkohem Kombëtares së radhës”, tha ai.

    Kujtojmë se Edvin Kurtulus deri më tani ishte pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. Madje, ai ishte edhe kapiten i kësaj skuadre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark