×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari- Lila: Dënimi i sotëm për Sali Mustafën është si pasojë e një vendimi të Kuvendit për themelimin e kësaj gjykate

    Insajderi
    16 December 2022 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK kanë komentuar vendimin e sotëm të Speciales për dënimin e Sali Mustsafës me 26 vjet burgim.

    Shefja e Grupit Parlamentar i VV, Mimoza Kusari Lila tha se vendimi i sotëm për dënimin me 26 vjet burgim për Sali Mustafën është si pasojë e një vendimi të Kuvendit për themelimin e kësaj gjykate.

    Ajo tha se qëndrimi i VV ëshrë i ditur për këtë gjykatë, pasi që ka qenë vendim i gabueshëm.

    Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe kërkoi që ky vendim të apelohet.

    “Ky vendim duhet të apelohet dhe është absurd”, tha ai.

    Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të mbajë dy seanca parlamentare të enjten e ardhshme, ku pritet të shqyrtohen edhe dy projektligjet në lexim të dytë, Projektligji për zyrtarët publik dhe projektligji për pagat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark