×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lila: Shefi i grupit parlamentar në Britani quhet “kamxhik”

    Insajderi
    22 February 2023 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka sinkronizim të duhur brenda grupit të cilit ajo drejton.

    Kusari Lila është kryetare e partisë Alternative, por që ka garuar brenda listës së VV-së në dy palë zgjedhjet e fundit. Ajo është kryetare e grupit të VV-së, ndërsa ka pasur kritika që brenda këtij grupi nuk lejohet mendimi ndryshe.

    Kusari Lila thotë se ka mendime të ndryshme brenda VV-së, por që në fund fiton programi politik i dakorduar në fillim të zgjedhjeve.

    “Shefi i grupit parlamentar në Britani quhet “kamxhik”, apo “whip”’, thotë ajo.

    “Unë tash nuk po them se e drejtoj grupin me kamxhik, por që ne kontrollojmë shumë komisione dhe kemi në dorë dikastere të ndryshme. Pra është e vështirë. A mendon se me të vërtetë kemi fuqi të kontrollojmë të gjitha. Nuk mund të ngulfatim fjalën e lirë, por që programi vjen i pari pasi ka subjekte të ndryshme brenda koalicionit”, shtoi ajo. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark