×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush do të jetë bartës i listës së VV-së në zgjedhje – flet Glauk Konjufca

    Insajderi
    20 January 2021 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizje Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth asaj se kush do të jetë bartës i listës së Vetëvendosjes në rast se Albin Kurtit nuk do t’i lejohet kandidimi.

    Konjufca tha se ky do të jetë diskutim në Vetëvendosje, por që një debat i tillë sipas tij nuk është bërë deri tash.

    “Do te jetë në diskutim në Vetëvendosje, nuk është në kompetencën time. Ajo është një debat jo vetëm që s’ka ndodhur deri tash por unë mendoj që nuk do të duhej të ndodh. Pse? Për arsye se ti po vendosesh para një fakti të cilin ti me kaq lehtësi po e pranon”.

    “LVV e ka ndjekur një rrugë tjetër, rruga e duhur është me e demasku çka është duke ndodhur dhe pastaj me luftu me mjete juridike dhe demokratike këtë marrje të të drejtës së njeriut për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Liburn Aliun e të tjerët”, tha Konjufca në RTV Dukagjini.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark