×
  • Sport
  • Euro 2020

    Kush e dizajnoi dhe sa kushton kostumi i trajnerit të Italisë, Roberto Mancini?

    Insajderi
    11 July 2021 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veshja e selektorit të Kombëtares italiane dhe stafit të tij është bërë temë diskutimi në medie dhe për kritikët e modës gjatë tërë kampionatit europian, “Euro 2020“.

    Derisa Italia shkëlqeu në Kampionat, njëjtë ka vepruar edhe Mancini me veshjen, i cili me veshjen e tij ka nxitur debat nga shikuesit e impresionuar të lojës dhe nga kritikët e modës.

    Nëse edhe ju jeni një nga këta njerëz atëherë sigurisht do të pyesni se kush e ka bërë kostimin e trajnerit italian dhe sa kushton ai?

    Image

    Kush e ka punuar kostumin e trajnerit të Italisë, Mancini?

    Askush tjetër pos dizajneri i njohur me famë botërore, Giorgio Armani. Uniforma, që po ashtu vishet nga stafi teknik i Mancinit, aktualisht është një dedikim për ish ikonën e Italisë, Enzo Bearzot, i cili drejtoi Kombëtaren e Italisë drejt fitimit të Botërorit më 1982.

    Në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Futbollit të Italisë (FIGC), kostumi përshkruhet si “xhaketë me ngjyrë të kaltër të çelur me një jakë mandarine, e bërë nga pambuku që shkëlqen me një efekt të rrudhur shoqëruar me pantallona të butë ngjyrë të nxehtë”.

    “Kostumi që të jep një pamje të relaksuar është inspiruar nga trajneri historik Bearzot dhe kombinon stilin autentik italian, qëndrimin spontona nonshalant që ka në thelb detale dhe vija armene”.

    “Jam krenar që kam veshur Kombëtaren e Italisë për një turne kaq të rëndësishëm. Kam punuar për një ide spontane me elegancë sportive, me shpirt autentik. Kam imagjinuar një kostum ndriçues me plot dinjitet”, ka thënë vetë Armani.

    Sa kushton një kostum si i Mancinit?

    Pasi që këto kostume janë dizajnuar specifikisht për Mancinin dhe stafin e tij, ju do të pyesni sa mund të kushtojë një i tillë për ata individ që do të kërkonin të kishin në dollapë një kostum të tillë.

    Megjithatë, me historinë e rëndësishme dhe krenarinë që kanë ato, mund të pajtohemi se ato deri me tani nuk kanë çmim. Kur do të kenë, mbetet të shihet pas finales së Euro 2020 që zhvillohet nesër në Wembley duke filluar nga ora 21:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark