×
Zgjedhjet 2021

Kush e ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së?

Insajderi
15 February 2021 - 15:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Isa Mustafa, kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë sot se ende nuk ka asnjë kandidaturë të shpallur për të pasuar atë në krye të partisë.

Mustafa, në një deklarim për media të hënën, u shpreh se organet e partisë tashmë janë duke i bërë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve brenda partiake, nga të cilat do të dal kryetari i ri i LDK-së.

Megjithatë, ai tha se tani “nuk kemi asnjë emër” të kandidatëve që kanë shpallur kandidaturën.

“Nuk kemi tani emër. Do t’i bëjmë përgatitjet, do të ulim shpejtë dhe do të bisedojmë në mënyrë që të përgatitemi se çfarë interesimi kemi ne si LDK”, ka thënë Mustafa.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. /Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark