×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush e shkatërroi Brezovicën, InDoks nesër sjellë dosjen e plotë të këtij skandali

    Insajderi
    22 January 2022 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Brezovica, dikur një qendër turistike ku rëndom shkohej me autobus e organizim të përbashkëta, se tentohej të ruhej pasuria e saj natyrore, që nga viti 2012 e ndoshta edhe pak kohë më herët filloi të bëhej vend ku po rehatoheshin njerëz që grumbulluan pasuri e pushtet, shpesh në mënyrë të dyshimtë. Po tentonin të krijonin një elitë. Elita e atyre që vikendin e kalojnë në vila private në mal.

    Një hetim i prokurorisë tashmë ka nisur të zbardh një histori krejt tjetër. Një elitë, ajo që ishte tentuar të ndërtohej përmasë pasjes në pronësi të vilave, po dyshohet se kryesisht e bëri këtë duke i ndërtuar ato me ryshfet. Shumë ryshfet.

    Një dosje e madhe hetimore që ka çuar në paraburgim deri tash shumë persona është deponuar në Gjyq. Një aktakuzë tjetër, tashmë është në proces gjykimi. Arrestime spektakulare janë kryer.

    Qindra-mijëra euro ryshfet janë përmendur. Janë përmendur edhe emra të mëdhenjtë të biznesit dhe jetës publike.

    Historia për ryshfetin që po e shkatërron parkun ‘Brezovica’ vetëm sa ka filluar.

    “Elita e ryshfetit”, e diel, ora 20:00. Në Kanal10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark