×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kush është 11-vjeçari që ka mundur Ajnshtajnin dhe Stephen Hawking në inteligjencë

    Insajderi
    15 November 2022 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një nxënës 11 vjeç ka shënuar rezultatin më të lartë të mundshëm në një test Mensa – duke mposhtur Albert Einstein dhe Stephen Hawking.Yusuf Shah, 11 vjeç,arriti në shifrën 162 – maksimumi për moshat nën 18 vjeç dhe në përqindjen më të lartë të të gjithë njerëzve.

    Thuhet se Hawking ka shënuar 160 pikë dhe Ajnshtajni gjithashtu. Yusuf tha se miqtë e tij në shkollë i thonë gjithmonë se ai është shumë i zgjuar dhe ai deshi të testonte veten.

    Nxënësi i klasës së gjashtë Yusuf shpreson të studiojë matematikë në Kembrixh ose Oksford dhe tha se i pëlqen të bëjë gjithçka që stimulon trurin e tij. Në kohën e lirë luan sudoku dhe me kubat me ngjyra.

    Nëna e tij Sana tha: “Jam shumë krenare. Ai është personi i parë që ka bërë testin Mensa në familje. Në fakt isha edhe pak e shqetësuar. Menduam se mund të frikësohej nga të rriturit në qendër. Por ai ia doli shkëlqyeshëm”. Vëllai i tij do ta bëjë së shpejti testin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark