×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush është ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

    Insajderi
    21 January 2022 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jeffrey Hovenier tashmë ka marrë postin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Emërimi i tij u konfirmua nga Senati amerikan, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

    Kosova dhe historia e saj nuk janë të panjohura për Hoveniern. Ai gjatë dekadave të fundit në funksione të ndryshme ka përfaqësuar interesat e SHBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë së saj.

    Hovenier mishëronte përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë dekadave shtetit të Kosovë.

    Në vitin 1999, përderisa po punonte në misionin e SHBA-së në OSBE, kishte shërbyer si pjesëtar i delegacionit amerikan në procesin e Rambujesë.

    Gjithashtu, në vitin 2006, kam qenë në ekipin e OKB-së, të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Marti Ahtisari, që ishte përgjegjës për negociatat për status.

    Ndërsa, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, ai kishte punuar në politikat e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, përfshirë ato për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Ambasadori amerikan për herë të fundit Prishtinën e kishin vizituar në 2018-n, përderisa Kosova po e festonte 10-vjetorin e pavarësisë.

    “Edhe pse jam krenar për rolin që e kam luajtur në mbështetjen e popullit të Kosovës, jam edhe më i ngazëllyer se çka mund të arrijmë së bashku për të ardhmen e Kosovës. Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjeshtë mrekulli – një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufijve të saj”, u shpreh Hovenier

    Pas marrjes së postit të amabasadorit Jeffrey Hovenier, kishte thënë se në Kosovë si në çdo shtet tjerët ka ende punë të papërfunduara.

    Hovenier madje premtoi se duke punuar me udhëheqësit qeveritarë, aktivistët e shoqërisë civile dhe gjithë popullin e Kosovës do të punoj për interesat dhe vizionin e vendit të Kosovës.

    “Një Kosovë plotësisht të angazhuar dhe të integruar në rajon dhe në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, me marrëdhënie të përmirësuara, të normalizuara me fqinjët e saj. Një Kosovë me institucione publike të qëndrueshme, të besueshme dhe efikase që ofrojnë shërbime, ndajnë drejtësi, i mbrojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë kosovarëve. Një Kosovë me ekonomi të qëndrueshme, dinamike që tërheq investime, mbron mjedisin dhe mban në vend talentin inovativ”, tha Hovenier.

    Jeff Havenier me origjinë është nga Bellingam, Uashington në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Bashkëshortja e tij Laura, është nga Merilendi në Bregun Lindor.

    Si familje diplomatësh, ai ka rritur katër fëmijët tanë: Helen, Peter, Megan dhe Julia nëpër tërë botën. Ai ka jetuar në shumë vende të jashtëzakonshme dhe mikpritëse: Turqi, Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguaj, Peru, Austri dhe në Uashington D.C.

    Hovenier është shprehur i lumtur që Kosova do të bëhet shtëpia e tij dhe shton se do të eksploroj bukurinë e pasur natyrore të saj, të përqafojmë mikpritjen tuaj të ngrohtë, të mësojmë më shumë për traditat dhe kulturat e ndryshme, të shkëmbejmë muzikë dhe ta shijojmë ushqimin e mrekullueshëm. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark