Fetullah Gulen: Kush është njeriu që po akuzohet se ka tentuar grusht shtetin? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fetullah Gulen: Kush është njeriu që po akuzohet se ka tentuar grusht shtetin?

    Insajderi
    16 July 2016 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fethullah Gulen, kleriku me bazë në SHBA që po akuzohet nga Ankaraja për orkestrimin e përpjekjeve për grusht shteti në Turqi, ka një mbështetje të gjerë në vendin e tij të lindjes, ku gëzon mbështetje edhe në mes të policisë dhe gjyqësorit.

    Predikuesi islamik, i cili jeton në një qytet të vogël në malet Pocono të shtetit amerikan të Pensilvanisë, u akuzua nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, se ka qenë prapa përpjekjeve për grusht shteti, që ndodhën mbrëmë në Turqi.

    Sipas disa statistikave, rreth 10 për qind e turqve e mbështesin atë, njofton The Guardian, transmeton Insajderi.

    Gulen dhe grupi i tij i mbështetësve, të njohur si lëvizja Gulenit ose “Hizmet”, kanë mohuar megjithatë përfshirjen në këtë tentim grusht shteti, njofton Insajderi.

    75-vjeçari, i cili dikur ishte një aleat i ngushtë i Erdoganit, por që miqësia e tyre u kthyer në armiqësi në vitet e fundit, pasi Erdogan filloi të frikësohet nga pushteti i të ashtuquajturëve “gulenistë” në shoqërinë turke, duke përfshirë median, policinë dhe gjyqësorin.

    Predikuesi islamik turk, u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, para se ai të akuzohej për tradhti në vendin e tij të lindjes.

    Ai ka bërë që një jetë të vetmuar në Pensilvani, duke bërë rrallë paraqitje publike.

    “Lufta” në mes të dy armiqve arriti kulmin në fund të vitit 2013 pasi zyrtarët gjyqësorë, të cilët mendohet të ishin të lidhur ngushtë me Ftullah Gulenin, kishin ngritur akuza për korrupsion ndaj rrethit të ngushtë të Erdoganit, duke përfshirë edhe djalin e tij, Bilall.

    Erdogan filloi një seri të kundërsulmeve ndaj tij, duke spastruar qindra oficerë të ushtrisë, duke përfshirë gjeneralë të lartë dhe duke mbyllur shkollat e operuara nga lëvizja e Gylenit, “Hizmet”, dhe shkarkoi qindra policë.

    Presidenti turk ka “luftuar” edhe ndaj gazetave, të cilat besohet të jenë në favor të rivalit të tij, duke i mbyllur ato.

    Megjithatë, vetë Gulen ka dalë në një konferencë shtypi, përmes të cilës dënon “fuqishëm” sulmet ndaj shtetit turk, dhe tentimeve për grusht shtet, duke mohuar se ai qëndron në prapaskenë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark