×
  • Showbiz
  • Show

    Kush është Luiz Ejlli banori që ia riktheu shikueshmërinë Bigut me gënjeshtrën e tij për sëmundje?

    Insajderi
    20 January 2023 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si në çdo fillim edicioni të Big Brother edhe sivjet publiku u shfaq i pakënaqur me banorët e zgjedhur për të qenë pjesë e programit. Marrë parasysh se ky është edicion VIP ndër kritikat kryesore ishte ‘’niveli’’ i famës së tyre, shkruan Insajderi.

    Por enda pa kaluar një muaj, Luiz Ejlli, djali i panjohur prej një pjesë të madhe të publikut ka arritur t’i lë nën hije banorët e tjerë.

    Luiz Ejlli- Big Brother

    Ai është bërë kryefjala e emisionit sidomos pas tregimit të tij se vuan nga një lloj i rrallë i tumorit.

    Luiz Ejlli rrëfen sëmundjen e rëndë nga e cila vuan

    Nëse vuan apo jo nga kjo sëmundje ende është enigmë për një pjesë të publikut.

    Pasi ai herë e ka pohuar e herë e ka mohuar një gjë të tillë.

    Por ka qenë produksioni i Big Brother Vip Albania 2, që ka vendosur vulën për atë se Ejlli nuk është i sëmurë, shkruan Insajderi.

    I sëmurë ose jo, diçka është e sigurt, pas gënjeshtrës së tij shikueshmëria ndaj këtij spektaklit u rrit tejmase. Publiku është ndarë në dysh, disa po besojnë që Luizi është i sëmurë e disa të tjerë po mendoj se prapa kësaj qëndron produksioni, që e shtyri banori të gënjejë në këmbim të klikimeve.

    Historia e tij bëhet edhe më interesante kur shihet se i është qepur nga prapa moderatores, Kiara Tito. Me të cilën së fundmi po shihet që janë afruar goxha shumë. Sidomos pas Prime-it të shkuar, ku moderatorja po festonte 27 vjetorin e lindjes, e Luizi kishte përgatitur një këngë si surprizë për të.

    Luiz Ejlli dhe Kejvina Kthella- Big Brother

    Natyra e hareshme dhe problematike e djalit përformues në festivale të ndryshme mund të vërehet pa kaluar shumë kohë.

    Ai pos të qeshurave dhe debateve publikut shqiptar i ka dhuruar shumë më shumë se aq.

    37 vjeçari i lindur në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës.

    Performanca e Luiz Ejllit në ”Ethet e së Premtës”

    Falë talentit dhe njohurive të fituara në shkollë në vitin 2004 ka arritur të triumfoj në garën ‘’ Ethët e së premtës’’.

    Si fitues atij i takonte shpërblimi prej 10 mijë euro por, sipas tij, ato kurrë nuk i ka marrë.

    Një vit më pas ai kishtë marrë pjesë në pjesë në Festivalin e 44-të të RTSH- së me këngën “Zjarr e Ftohtë”.

    E meqë kishte dal i pari në këtë garë ai pati fatin që në vitin 2006 ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion.

    Performaca e Luiz Ejllit në Eurovizion

    Përkundër përpjekjeve të bëra performanca nuk kishte arritur të kaloj në gjysmë- finale.

    Ejlli hyri në histori si përfaqësuesi i parë burrë i Shqipërisë në Eurovizion.

    Pas kësaj paraqitje performancat e tij publiku nuk pati rastin t’i shoh shumë shpesh.

    Luizi me ish të dashurën, vajzën e Jozefina Topallit

    Së bashku me të dashurën e tij në atë kohë ai u largua për të jetuar në Francë.

    Në vitin 2010 dyshja Luiz Ejlli- Juliana Pasha fituan çmimin e kritikës me këngën ‘’Sa e Shite Zemren”.

    Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli ” Sa e shite zemrën”

    Për tri vite rradhazi ai mori pjesë në festivalin që i dha dritën jeshile për të shkuar në Eurovizion.

    Në skenën e festivalit të RTSH- së ai performoi këngën ‘’Iluzion’’, ‘’Kthehu’’, ‘’ Pa Mbarim’’ por nuk e kishte të njejtin fat si në vitin 2004.

    Gjatë këtyre viteteve jetesën e tij në Francë e ka shoqëruar duke punuar herë si kuzhinier e herë si noter.

    Pas përfundimit të lidhjes me vajzën e ish- kryeparlamentares Jozefina Topalli ai u kthye për të jetuar në Tiranë.

    Luizi dhe ish e dashura e tij Megi

    Ejlli arsyen e ndarjes me Megin, e cila tani i ka dy fëmijë nuk e kishte bërë publike deri para disa ditëve.

    Gjatë qëndrimit në Big Brother ka deklaruar se ndarja ka ardhë si shkak xhelozie.

    Luiz Ejlli dhe Megi

    Pas kthimit në Shqipëri Luizi largë syve të publikut kishte punuar në një organizatë deri dy ditë para se të hynte në Big Brother.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark